Policia gjurmonte kroatin, kapi dy shqiptarë

Prishtinë | 24 Mar 2018 | 09:43 | Nga

Ngjarja ka ndodhur në Gjermani, ku policia kriminale i ishte vënë në ndjekje një kroati 44-vjeçar.

Ai ishte marrë në të kaluarën me drogë. Të martën në një parking pranë Metzingenit, policia vëzhgonte marrëveshjen mes kroatit dhe dy shqiptarëve nga Kosova, 34 dhe 40 vjeç, të cilët shkëmbenin drogën me peshë 20 kilogramë.

Vetëm të dielën e fundit kroatit i ishin sekuestruar 400 gramë kokainë, shkruan albinfo.ch. Prokuroria vendosi masën e paraburgimit për të tre personat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme