Policia e Kosovës është duke vazhduar me dënimin e qytetarëve që nuk po respektojnë ligjin anti-Covid.
Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Policia, në 24 orët e fundit janë dënuar 509 qytetarë.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka kërkuar nga të gjithë qytetarët, nga institucionet dhe bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të marra nga qeveria e vendit kundër COVID-19.