Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është konfiskuar një armë zjarri me pesë fishekë në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut.
“Konfiskimi i armës është realizuar në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut, në kohën kurë Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh), ka ndaluar për kontroll një veturë, me ç’ rast gjatë kontrollit fizik te i dyshuari në posedim i është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit Pistoletë me pesë fishek. Arma dhe municioni i konfiskuar do të procedohen në cilësi të provave materiale, thuhet në njoftim.
I dyshuari A.H., 38 vjeçar, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve”.
Njoftimi i plotë:
Policia në Mitrovicë konfiskon një armë zjarri
Mitrovicë, 18 shtator 2023
Në orët e paradites se sotme Policia në Mitrovicën e Jugut, kanë konfiskuar një armë zjarri.
Konfiskimi i armës është realizuar në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut, në kohën kurë Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh), ka ndaluar për kontroll një veturë, me ç’ rast gjatë kontrollit fizik te i dyshuari në posedim i është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit Pistoletë me pesë fishek. Arma dhe municioni i konfiskuar do të procedohen në cilësi të provave materiale.
Në cilësi të të dyshuarit është shoqëruar në Stacionin Policor, A. H., 38 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistomi me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tije është iniciuar për veprën penale: ,,Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’.