Policia identifikon dhe gjobitë personin që hyri me veturë në shesh

Prishtinë | 13 Jan 2017 | 15:59 | Nga

Policia ka arritur të identifikojë personin që ditë më po lëvizte me veturë me shpejtësi të madhe në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Ndërkohë që policia ka parë pamjet e tilla, menjëherë ka filluar punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje me fokus zbulimin e identitetit të ngasësit dhe identifikimin e veturës.

Kësisoj më datë 12.01.2017 pas shumë veprimeve të ndërmarra, policia ka identifikuar veturën si dhe ngasësin e veturës; A. B, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit menjëherë ka shqiptuar masën administrative të fletëparaqitjes për gjykatë, për veprimin kundërvajtës në trafik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme