Policia ka arritur të identifikojë personin që ditë më po lëvizte me veturë me shpejtësi të madhe në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. Ndërkohë që policia ka parë pamjet e tilla, menjëherë ka filluar punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje me fokus zbulimin e identitetit të ngasësit dhe identifikimin e veturës. Kësisoj më datë […]
Policia identifikon dhe gjobitë personin që hyri me veturë në shesh

Policia ka arritur të identifikojë personin që ditë më po lëvizte me veturë me shpejtësi të madhe në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Ndërkohë që policia ka parë pamjet e tilla, menjëherë ka filluar punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje me fokus zbulimin e identitetit të ngasësit dhe identifikimin e veturës.
Kësisoj më datë 12.01.2017 pas shumë veprimeve të ndërmarra, policia ka identifikuar veturën si dhe ngasësin e veturës; A. B, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit menjëherë ka shqiptuar masën administrative të fletëparaqitjes për gjykatë, për veprimin kundërvajtës në trafik.











