Policia ka identifikuar nënën e foshnjës së gjetur pajetë mesditën e sotme në Tiranë.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë se në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-Markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore ju bëjmë me dije se:
Nga tërësia e veprimeve hetimore u bë i mundur identifikimi si dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1, i shtetases H.M.,32 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprime të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.