Policia e Kosovës ka arritur ta identifikojë personin i cili sot është gjetur i vdekur në Liqenin e Radoniqit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj ka thënë për Express se Policia e ka identifikuar viktimën.
“Është identifikuar personi i cili është gjetur i vdekur sot në Liqenin e Radoniqit. Ai është M.P i lindur në vitin 1953”, ka thënë Gjurkaj.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.