Policia e Kosovës ka identifikuar personin e dyshuar që ka plagosur avokatin Azem Vllasi.
Burimet e Indeksonline brenda Policisë kanë treguar se i dyshuari menjëherë pas kryerjes së aktit kriminal ka ikur në drejtim të panjohur.
“Kemi informacione se kush mund të jetë i dyshuari i plagosjes. Policia me të gjitha njësitet e saj përkatëse është duke u marr me ketë rast dhe po punohet drejt kapjes së të dyshuarit”, kanë thënë burimet e Indeksonline brenda policisë.