Policia indiane arreston 28 të dyshuar për përdhunim në grup të 15 vjeçares

Prishtinë | 24 Sht 2021 | 08:17 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet në Indi po hetojnë një rast kur një vajzë 15-vjeçare u përdhunua vazhdimisht në grup për rreth nëntë muaj, thanë mediat lokale, shkruan BBC.

Policia në qytetin e Mumbait arrestoi 28 persona në lidhje me përdhunimet e dyshuara, të cilat filluan në janar.

Sipas medieve lokale, gjithçka nisi kur i dashuri i vajzës e përdhunoi dhe e filmoi incidentin. Ai dhe miqtë e tij më pas thuhet se e përdorën regjistrimin për ta shantazhuar që të bënte seks me ta.

Autoritetet thanë se përdhunimet në grup ndodhën në periferi të ndryshme të Mumbait, përfshirë Dombivili, Badlapur, Murbad dhe Rabale.

Vajza më në fund e raportoi rastin në polici të mërkurën mbrëma. Njësia e lajmeve NDTV tha se vajza kishte emëruar gjithsej 33 përdhunues dhe se i njihte pothuajse të gjithë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme