Hetuesit francezë janë duke marrë në pyetje tre persona, lidhur me vrasjen e një tuniziani, që ishte punëtor i policisë.
Viktima vdiq pas një sulmi me thikë në afërsi të Parisit, në një sulm të dyshuar islamist.
Mediat kanë raportuar se sulmuesi, 36 vjeç, i identifikuar si Jamel Gorchene, më 23 prill, theri me thikë në fyt një punëtor të administratës, të moshës 48 vjeç.
Më pas policët kishin shtënë në drejtim të sulmuesit. Gorchene nuk kishte qenë një person i njohur për shërbimet e inteligjencës apo për policinë.
Një zyrtar i paidentifikuar i gjyqësorit tha se dëshmitarët e kishin dëgjuar sulmuesin të thotë “Allahu Akbar” (Zoti është i madh) gjatë sulmit.
Franca në vitet e fundit ka qenë cak i disa sulmeve të kryera nga militantët islamikë ose nga persona që janë inspiruar nga militantët. Nga këto sulme janë vrarë rreth 250 persona.