Policia jep detaje nga therja me thikë në Prishtinë

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmjen e së shtunës, një qytetar nga Prishtina ka marrë lëndime trupore, pasi është sulmuar fizikisht nga disa persona.

Njëri nga të dyshuarit ka goditur viktimën me thikë.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga 4-5 persona të dyshuar. Njëri nga të dyshuarit ka goditur me një mjet të mbrehtë (thikë) viktimën. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendje e tij është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton Policia.

Të ngjashme