Të shtunën rreth orës 01:45, një shtëpi në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipijan, është kapluar nga zjarri. Lidhur me këtë rast ka dhënë detaje Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë se në vend ngjarje ka dalë policia dhe zjarrfikësit dhe se rasti është duke u hetuar.
“Më 04.01.2020, rreth orës 01:45, policia është njoftuar për një zjarr në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Lipijan, në vend ngjarje ka dalë policia dhe zjarrfikësit. Bëhet fjalë për zjarr në një shtëpi. Rasti është duke u trajtuar nga policia”.
Ndryshe, shtëpia në fjalë është e personit që muaj më parë dyshohet se vrau dajën e tij për shkak të një mosmarrëveshje pronësore.