Disa persona janë duke u trajtuar në Spitalin e Gjilanit, pas një aksidenti trafiku të ndodhur në qendër të qytetit.
Rasti është bërë i ditur edhe nga zëdhënësi i Policisë së rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani, ndërsa tha se dyshohet që shkaktar i aksidentit të jetë një kamion transportues.
”Po, fatkeqësisht ka ndodhur një aksident i rëndë në Gjilan. Dyshohet se shkaktar i aksidentit të jetë një kamion transportues”, tha Hashani.
Nga ky aksident, nuk ka të vdekur.