Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka dhënë detaje lidhur me aksidentin në Merdare, ku për pasojë një person ka vdekur ndërkaq tetë persona të tjerë janë lënduar.
Vdekjen e 39 vjeçarit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Sot rreth orës 02:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Merdare, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur ndërkaq tetë persona të tjerë janë lënduar.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat ishin në lëvizje, vetura e tipit “Passat”, me targa të huaja (gjermane) dhe vetura e tipit “Audi 80”, me targa të Republikës së Kosovës.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar nëntë persona, njëri prej të cilëve nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti në vend ngjarje ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për viktimën:
B. S. 39 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, (vozitësi i veturës “Audi”), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor në vendngjarje.
Trupi i pajete i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa personat e tjerë të lënduar, janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.