Në fshatin Dragolevc të komunës së Istogut janë djegur materiale ndërtimi të shtëpive të të kthyerve serbë.
Zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Driton Rugova tha për Klan Kosovën se rasti i djegjes së materialit ndërtimor është lajmëruar nga banorët rreth orës 8:10 të mëngjesit të sotëm.
Sipas tij, të gjitha njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar se ka dëme të vogla materiale.
Ai ka bërë me dije po ashtu se është dëmtuar një pjesë e materialit ndërtimorë para një shtëpie e cila ka qenë duke u ndërtuar.
Në kë rast të lënduar nuk ka.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori, me urdhër të të cilit rasti është cilësuar si zjarrvënie.
Ndërkaq organet e sigurisë janë duke u munduar që të gjejnë edhe shkaktarin e këtij zjarri, njofton Klan Kosova.