Policia jep detaje për grabitjen e djeshme në Prishtinë

Prishtinë | 11 Gus 2017 | 11:19 | Nga

Policia e Kosovës njofton se dje në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, rreth orës 15:35 tre persona të dyshuar të maskuar dhe të armatosur kanë kryer një grabitje.

Sipas Policisë, të dyshuarit ç‘armatosën punëtorët e sigurimit duke ju marrë armët personale dhe kanë grabitur një sasi të parave.

“Të dyshuarit më pas me një automjet janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ende nuk dihet shuma e parave të vjedhura dhe kërkimi për të dyshuarit vazhdon”, thuhet në raportin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme