Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Prizren, tre të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes

Prishtinë | 06 Jan 2026 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë plagosur në Prizren mbrëmë, ndërsa tre të dyshuarit të identifikuar kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe ende vazhdojnë të jenë të pakapshëm për policinë.

Policia ka njoftuar se njëri nga të plagosurit është ende duke u trajtuar në spital.

Ndërkohë që bëhet e ditur edhe që janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve, e ku në njërën prej tyre është gjetur një pistoletë, që dyshohet të jetë me gas.

“Prizren / 05.01.2026 – 22:45. Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë janë dërguar në emergjencën e spitalit në Prizren për shkak  të dyshimit se ishin plagosur me armë zjarri nga persona të dyshuar, të cilët pas incidentit, me veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit dhe janë duke i hetuar rrethanat e rastit. Janë identifikuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë  të cilëve u janë kontrolluar shtëpitë dhe në njërën prej shtëpive është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë që dyshohet të jetë me gas. Njëri prej viktimave pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi, kurse tjetri është ndalur për tretman të mëtejmë mjekësor. Të dyshuarit gjenden ne kërkim policor, ndërsa rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh.

Të ngjashme