Gjatë orëve të hershme të mëngjesit në Prishtinë kanë ndodhur disa të shtëna me armë zjarri ku si pasoj janë plagosur dy persona, thënë Zëdhënësi i policisë së Kosovës Daut Hoxha.
“Me datë 09.04.2017 rreth orës 03:30 ne rr. ”Fehmi Agani” ne Prishtinë ka pasur te shtëna me arme zjarri ku si pasoje e te shtënave lëndime kane pësuar 2 persona. Te dyshuar për këtë rast janë 3(tre) persona te cilët dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veture BMW me ngjyre te zeze”, ka thënë zëdhënësi i policisë.
Sipas tij personat e dyshuar gjate largimit me veturën e lartecekur kane bere dëmtime edhe te tri veturave te tjera te cilat kane qene ne lëvizje. Njeri nga viktimat ka marre lëndime nga arma e zjarrit ne kraharor dhe ne dore i cili është dërguar ne QKUK dhe është jashtë rrezikut për jete, ndërsa viktima tjetër ka marre gërvishtje te cilat dyshohet te jene po ashtu nga arma e zjarrit.
“Ne vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja. Ne lidhje me rastin janë njoftuar njësit hetuesisë rajonale dhe te teknikes kriminalistike te cilët kane bere ekzanimimin e vendit te ngjarjes si dhe hetime intensive janë në proces nga njësitet kompetente policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe ne konsultim me te rasti iniciohet Vrasje ne tentative dhe dëmtim prone. Për informata tjera do të njoftoheni me kohe”, ka thënë Hoxha.