Dy persona dyshohet se janë lënduar si pasojë e një rrahje në rrugën ” B” në Prishtinë, gjatë mbrëmjes së sotme.
Këtë e bëri të ditur për Ekonomia Online, Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.
“Sot rreth orës 21:00 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ” B” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar 6 persona të cilët ishin të përfshirë në rast”.
“Nga informacionet e para dyshohet që dy nga personat e shoqëruar në stacion, kanë pësuar lëndime trupore, (nga një mjet i mprehtë )dhe të njëjtit po dërgohen për trajtim mjekësor. Ndërkohë që policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.