Policia jep detaje për therjen e mbrëmshme në Prishtinë

Prishtinë | 15 Qer 2017 | 10:59 | Nga

Policia ka dhënë detaje për therjen me thikë të një personi rreth orës 19:05 të së mërkurës në rrugën “Shpëtim Robaj” në lagjen “Taukbashqe” të Prishtinës.

Në raportin e saj 24 orësh policia bën me dije se viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve edhe pse gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, është jashtë rrezikut për jetë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme