Policia e Kosovës e cilëson si “vdekje të dyshimtë” rastin e 56 vjeçarit i cili raportohet se u neglizhua nga mjekët në spitalin e Lipjanit.
Sipas policisë, viktima është dërguar nga qendra e Mjekësisë Familjare në QKUK ku ka ndërruar jetë, shkruan lajmi.net.
Njësitet hetuese kanë intervistuar dëshmitarët dhe stafin mjekësor.
Viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë:
Lipjan 05.02.2022 – 16:55.Nga QKUK është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili është sjell nga qendra e mjekësisë familjare në Lipjan ka ndërruar jetë. Njësitet e hetuesisë kanë intervistuar dëshmitarët dhe personelin mjekësorë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.