Një 7 vjeçare ka vdekur dje në Skënderaj pasi u godit nga një person me veturë, i cili më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes, shkruan Gazeta Metro.
Policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se i njëjti është paraqitur më vonë në stacionin policor dhe është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i policisë:
Raportohet se i dyshuar mashkull kosovar derisa ka drejtuar veturën, ka goditur këmbësoren-viktimën femër kosovare e mitur dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ishte dërguar në Emergjencën e Skenderajt ku mjeku kujdestar ka konstatuar se e njëjta është pa shenja jete. Pas një kohe i dyshuari është vetë paraqitur në stacion policor, ku me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve.