Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth vrasjes që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë.
Policia bën të ditur se ka arrestuar personin i cili dyshohet se ka vrarë babanë e tij, ndërkaq me urdhër të prokurorit kujdestar atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kryer veprën e lartëcekur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar. Me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.