Policia jep detaje për zjarri në oborrin e QKUK-së

| 08 Gus 2023 | 10:05 | Nga

Një zjarr ka përfshirë një shtëpi në oborrin e QKUK-së mëngjesin e sotëm.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Prishtinës, Agron Borovci, tha se zjarri është lokalizuar dhe përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 07:30, është raportuar se  në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë,  një shtëpi është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Deri më tani nuk është raportuar për  persona të lënduar përveç dëmeve materiale”, tha Borovci.

Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, përfundoi ai.

Të ngjashme