Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në fshatin Llapnasellë, raporton Ekonomia Online.
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 02:30.
Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 02:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku ne rrugën Prishtine -Ferizaj, saktësisht në fshatin Llapnasellë. Në aksident ka qenë e përfshirë një motoçiklete, ngasësi i se cilës ka humbur jetën, si pasoje e lëndimeve te shkaktuara nga aksidenti. Vdekjen e viktimës mashkull F.G 31 vjeç, e ka konstatuar mjeku kujdestar në emergjencën e Prishtinës. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar për Obduksion, ndërkohë që hetuesit nga njësiti i trafikut janë duke u marr me rastin”, tha ajo për Ekonomia Online.