Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se viktima brenda veturës është mashkull por se ende nuk është identifikuar.
Trupi është dërguar për obduksion dhe rasti mbetet nën hetime.
“Është hasur një veturë e djegur tek nënkalimi i autostradës, aty ishte edhe një person duke u djegur, dyshohet i gjinisë mashkullore por ende nuk është identifikuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, mjekësore dhe zjarrfikësit. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet në IML për autopsi. Rasti mbetet nën hetime”.