Policia ka dhënë detaje shtesë rreth incidentit në fshatin Studenqan të Suharekës, ku po mbahej tubimi elektoral i Vetëvendosjes.
“Raportohet se përderisa ishte duke u mbajtur një takim elektoral në Shkollën ”Kongresi i Manastirit”, dyshohet se është hedhur një shishe jashtë objektit e cila dyshohet të ketë qenë e mbushur me (preparate) thartinë. Njësitet policore lidhur me rastin kane ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore si dhe kane njoftuar prokurorin kompetent. Nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.