Policia jep detaje rreth plagosjes së sotme në Prishtinë

Prishtinë | 20 Jan 2017 | 11:29 | Nga

Në Prishtinë, në rrugën “Fehmi Agani”, në orën 4:20 të mëngjesit të sotëm, një person është plagosur me armë zjarri.

Ky është sqarimi i policisë përkitazi me këtë rast:

Sot në ora 04:20, policia ka marrë informacionin se në rrugën , ”Fehmi Agani” në Prishtinë, saktësisht në një lokal, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes, kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast tentim vrasje ku personi:

• M.Sh, 56 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, është plagosur nga arma e zjarrit, i cili menjëherë është dërguar në QKUK, për tretman mjekësor.

Pak minuta pas marres së informatës policia në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, ka arritur të ndaloj automjetin golf V, me të cilin, njëri nga personat e dyshuar ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ku dhe kanë arrestuar të dyshuarin:

• Z.B, 22 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, i cili me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Hetuesit rajonal lidhur me rastin në fjalë, kanë konfiskuar :

 automjetin Golf V, ngjyrë hiri me targa të Republikës së Kosovës për ekzaminim,
 një revole me gaz si dhe
 12 gëzhoja (të AK47), të cilat janë gjetur në automjet.

Aktualisht po vazhdon ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që hetuesit policor janë në kërkim të katër personave të tjerë të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme