Mbrëmjen e së martës, një burrë është parë duke i rënë shuplakë në kokë gruas së tij, derisa të dy dilnin nga QKUK-ja. Policia ka dhënë detaje për këtë rast.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se në lidhur me rastin, është kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit, palët të lirohen në procedurë të rregullt.
“Bazuar në video incizime, vërehet i dyshuari mashkull kosovar duke dalur nga emergjenca e QKUK-së ushtron dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovar. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit palët të lirohen në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.
Ndërkohë, është bërë e ditur se rasti po vazhdon të hetohet.