Policia jep detaje rreth vdekjes së vajzës në lumin Erenik

Gjakovë | 01 Maj 2017 | 17:57 | Nga

Gjatë ditës së diele në orët e para të mëngjesit është gjendur e vdekur në rrugën “Gjon Nikollë Kazazi” në lumin Erenik një vajzë e moshës 21 vjeçare. Trupi i pa jetë i 21 vjeçares është dërguar për obduksion në mjekësinë ligjore.

Viktima dyshohet të ketë kryer vetëvrasje. Ajo në orët e hershme të mëngjesit së ditës së shtunë ka marrë veturën e babait të saj ku rreth 4 kilometra larg shtëpisë është gjendur e vdekur.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë në rajonin e Gjakovës, Kolonel Ahmet Hasi ka thënë për Express se hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar. Ai thotë se mjekësia ligjore do ta zbardhë gjithë çështjen.

Sipas Hasit vdekja e 21 vjeçares është cilësuar si e dyshimtë.

“gjasat çojnë nga një vetëvrasje, por rasti deri në rezultatet e obduksionit po cilësohet si i dyshimtë. Trupi është dërguar për ekzaminim mjekësor në mjekësinë ligjore në Prishtinë. Viktima ka qenë nga një fshat i Gjakovës, e moshës rreth 21 vjeçare. Mjekësia ligjore do t’i zbardhë të gjitha gjërat e paqarta”, ka thënë ai.

Tutje Hasi ka bërë të ditur se vajza nuk ka rezultuar të jetë e zhdukur.

“Vajza nuk ka rezultuar që të jetë e zhdukur. Ajo e ka marrë veturën e babait dhe 4 kilometra larg shtëpisë ajo është gjendur e vdekur”, ka bërë me dije kolonel Ahmet Hasi.

 

 

Të ngjashme