Policia jep detaje rreth zbatimit të vendimit të Qeverisë për lëvizje

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës referuar situatës dhe rrethanave të krijuara në vendin tonë nga pandemia COVID-19, me kohë ka hartuar urdhrin operativ të cilin  tanimë e ka në implementim, ku të gjitha aktivitetet dhe masat i ndërmerr në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucionet tjera relevante, konform angazhimeve dhe detyrave të harmonizuara sipas planit për gatishmëri dhe reagim.

Policia e Kosovës nuk komenton apo interpreton asnjë vendim, Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe të gjitha vendimet e lëshuara nga organet kompetente, sipas detyrës dhe autorizimeve policore i zbaton, njofton Klan Kosova

Njëkohësisht Policia e Kosovës, koordinon aktivitetet e saja me Grupin Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Të ngjashme