Dje gjatë ditës Gazeta Sinjali raportoi se një burrë 54- vjeçar i ka shpëtuar vdekjes pasi djali i motrës dhe 3 djemtë e vëllait e kanë sulmuar me mjete të forta.
Policia sot njofton se 4 të dyshuarit përveç sulmit me mjete të forta si çekani, ata kanë gjuajtur në drejtim të viktimës edhe me armë zjarri, ku është plagosur në këmbë.
Shkaku i tentim vrasjes ka qenë një problem i vjetër pronësor që B.V. e ka pasur me djalin e motrës dhe tre djemtë e vëllait, nga të cilët është sulmuar edhe fizikisht.
54- vjeçari është dërguar në spital për tretman mjekësor, ndërsa 4 të dyshuarit që janë nipërit e të lënduarit, janë larguar dhe ende nuk dihet ku janë.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë gjetur dy gëzhoja të armës, teksa rasti është duke u hetuar edhe më tutje.