Policia jep detaje të reja për policin që u kap mbrëmë me marihuanë në Mitrovicë

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 10:45 | Nga

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për policin që e arrestoi mbrëmë pasi që dyshohej se kishte në veturë narkotikë, më saktë marihuanë.

“Njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, pas një pune operative, me datën 13.07.2017 kanë ndaluar dhe kontrolluar një automjet në rrugën ‘Oslobogjenje’ në Mitrovicë me dy të dyshuar meshkuj k-shqiptarë. Gjate kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 8606 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një revole me pesë fishekë. Dy të dyshuarit, njëri prej tyre pjesëtar i PK-së, janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport të policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme