Gazetari Valon Syla është sulmuar dje në mes të rrugës nga një person. Detaje rreth këtij rasti ka dhënë edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Sipas Policisë, Syla ka pranuar edhe tretman mjekësor pas sulmit, derisa për të dyshuarin thuhet se është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Rr. Robert Doll, Prishtinë 22.12.2020 – 12:00. Viktima mashkull kosovar me profesion gazetar ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga një person i panjohur. Si pasoj e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin i dyshuari mashkull kosovar së bashku me avokatin e tij mbrojtës është paraqitë në stacion policor, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.