Policia e Kosovës po ua shpërndanë në rrugë qytetarëve vendimin e Qeverisë për ndalim të lëvizjes në orare të caktuara.
Nga sot qytetarët e Kosovës do ta kenë të kufizuar lëvizjen në rrugë, pasi Qeveria mori vendim se nga oraret 10:00-16:00 dhe 20:00-06:00 ndalohet dalja në rrugë, në këmbë apo me automjete
Qytetarët kanë paqartësi nëse ky vendim duhet respektuar, pasi Presidenti tha se ai është antikushtetues.
Megjithatë, policët kanë dalë rrugëve të vendit, dhe po i njoftojnë qytetarët për kufizimin e lëvizjes, në bazë të vendimit, të cilin po ua shpërndajnë edhe fizikisht.
Ky vendim i qeverisë vjen me qëllim pengimin e përhapjes së coronavirusit