Rreth orës 11:00 të ditës së hënë në një fshat në Istog, një person ka ndërruar jetë derisa ishte duke punuar. Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke e hetuar këtë rast.
“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke punuar me ekskavator, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar në spitalin e Pejës ku dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka njoftuar se ka nisur hetimet.