Policia kap në flagrancë dy të dyshuar duke vjedhur pjesë të veturave

Prishtinë | 18 Jan 2022 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar në Prishtinë, pasi që janë kapur në flagrancë duke vjedhur pjesë të veturave, në pronësi të ankuesit mashkull kosovar.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

VJEDHJE E RËNDË

Rr. Hasan Remniku, Prishtinë, 16.01.2022-21:00.Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke vjedhur pjesë të veturave në pronën e ankuesit mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të  prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme