Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e një personi në Prizren, dyshohet për ngacmim seksual

Prishtinë | 12 Jan 2024 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi në Prizren, i cili dyshohet për ngacmim seksual.

Policia ka publikuar fotografinë e tij, duke kërkuar bashkëpunim nga qytetarët.

Vepra penale ka ndodhur me datën 29.11.2023 rreth orës 00:00 në “Rrugën e Shkronjave”, saktësisht në ashensorin e ndërtesave “Fat grup” në Prizren. Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi të dyshuarit , mirëpo deri tani nuk është rezultuar në identifikim i tij”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se “me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit”.

Të ngjashme