Policia kërkon ndihmë për kapjen e dy personave që dyshohen për “Vrasje të rëndë”/ Foto

Prishtinë | 19 Maj 2022 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin dhe vendodhjen e personave në kërkim policor, të cilët
dyshohen për ‘’Vrasje të rëndë’’.

‘’Vrasja e rëndë’’ ka ndodhur me datën 10.05.2022 në Kaçanik , përball ‘’Varrezave të Dëshmorëve’’ në vendin e quajtur ‘’Fusha Pajtimit’’, ku humbi jetën 30 vjeçari me inicialet H.B. (M/K) dhe mbeti i plagosur rëndë personi tjetër me inicialet K.B (M/K) i moshës 32 vjeçar.

Personat e dyshuar janë : Hyqmet (Shaqir) QORRI dhe Lirim (Naser) TUSHA

Deri më tani, të dyshuarit nuk janë paraqitur në polici dhe janë në arrati.

Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtyre dy personave për vendodhjen e tyre, të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406

Hyqmet ( Shaqir ) QORRI :
Data dhe viti i lindjes: 17.06.1985
Gjinia: Mashkull
Shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës
Adresa: Fshati Rekë, komuna Kaçanik
Flokët : kafe

Sytë : të kaftë
Gjatësia: 1.72 cm
Pesha: nuk dihet
Tatuazh: /

Lirim ( Naser ) TUSHA :
Data dhe viti i lindjes: 23.01.2001
Gjinia : Mashkull
Shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës
Adresa: Fshati Soponicë, komuna Kaçanik
Flokët : e zeza
Sytë : të kaftë
Gjatësia: 1.75 cm
Pesha: nuk dihet
Tatuazh : në të dy duart

Të ngjashme