Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të dyshuar për mashtrim. Bëhet fjalë për 45 vjeçarin nga Klina, Bashkim Hotin.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka bërë me dije se ka siguruar leje për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.
Ai kërkohet për tri raste për veprën penale “Mashtrim”.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë –
E-mail adresa: [email protected]