Disa aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” sot kanë zhvilluar një aksion simbolik, gjatë të cilit kanë shpërndarë njoftime me logo të Policisë, të cilat i thërrasin qytetarët të bëjnë kujdes. Me mbishkrimin “Kujdes: Lista e veprimeve që përbëjnë akt terrorist”. Por për keqpërdorimin e logos zyrtare të Policisë së Kosovës, kanë reaguar këta të fundit. Daut Hoxha, zdhënës në PK, ka thënë për Gazetën Express se Prokuroria e Kosovës është njoftuar nga ana e Policisë lidhur me keqpërdorimet e logos zyrtare.
“Policia e Kosovës është në dijeni dhe ka informacione për shpërndarjen nga disa persona të caktuar, të fletushkave (NJOFTIM), ku keqpërdoret edhe logoja e Policisë së Kosovës. Lidhur me këtë është njoftuar Prokuroria”, ka thënë Hoxha. Sipas tij të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmeren në konsultim dhe koordinim me prokurorinë kompetente bazuar në procedurat dhe autorizimet sipas ligjeve në fuqi. Ndërkohë që VV këto njoftime janë vendosur në veturat e parkuara nëpër shumë pjesë të kryeqytetit, po edhe u janë shpërndarë qytetarëve në rrugë.
“Vetëvendosja” ka bërë të ditur se aksionin e kanë zhvilluar për të shprehur pakënaqësinë lidhur me gjashtë aktivistët e arrestuar rreth një muaji më parë. Këta aktivistë dyshohet se kanë organizuar sulmin me predhë në drejtim të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Express
Por për keqpërdorimin e logos zyrtare të Policisë së Kosovës, kanë reaguar këta të fundit.
Daut Hoxha, zëdhënës në PK, ka thënë për Gazetën Express se Prokuroria e Kosovës është njoftuar nga ana e Policisë lidhur me keqpërdorimet e logos zyrtare.
“Policia e Kosovës është në dijeni dhe ka informacione për shpërndarjen nga disa persona të caktuar, të fletushkave (NJOFTIM), ku keqpërdoret edhe logoja e Policisë së Kosovës. Lidhur me këtë është njoftuar Prokuroria”, ka thënë Hoxha. Sipas tij të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me prokurorinë kompetente bazuar në procedurat dhe autorizimet sipas ligjeve në fuqi.
Ndërkohë që VV këto njoftime janë vendosur në veturat e parkuara nëpër shumë pjesë të kryeqytetit, po edhe u janë shpërndarë qytetarëve në rrugë.
“Vetëvendosja” ka bërë të ditur se aksionin e kanë zhvilluar për të shprehur pakënaqësinë lidhur me gjashtë aktivistët e arrestuar rreth një muaji më parë. Këta aktivistë dyshohet se kanë organizuar sulmin me predhë në drejtim të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.