Policia kërkon personin e dyshuar për vrasje në Lipjan

Prishtinë | 20 Kor 2018 | 15:37 | Nga

Policia e Kosovës është duke kërkuar Emrush Gashin, i cili para disa ditëve ka vrarë një 54-vjeçar në Lipjan.

Njoftimi i plotë i policisë:

Referuar rastit të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Tërbovc –KK Lipjan, më datë 14/07/2018, ku një person (mashkull) M.G 54 vjeç, është vrarë nga arma e zjarrit, Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë me urdhëresë të Prokurorisë së shtetit, shpallë në kërkim personin e dyshuar;

EMRUSH (BAJRAM) GASHI (1960)

Të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen apo çfarëdo informacioni tjetër që lidhet me rastin ta njoftojnë policinë në numrat 192 si dhe 044-506- 091.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme