Policia konfirmon arrestimin e zyrtarit të MD-së

Prishtinë | 28 Mar 2017 | 12:35 | Nga

Policia kufitare e Kosovës në pikë kalimin kufitar të Vërmicës mbrëmë ka ndaluar veturën Opel Astra e cila drejtohej nga një shtetas i Kosovës dhe brenda kishte edhe një bashkë-udhëtar i cili ishte zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës, ku gjatë kontrollit të automjetit ka gjetur një armë automatike AK-47 me një karikator me 30 fishekë dhe një pistoletë e tipit TT me tetë fishek të kalibrit 7.62. njofton policia

Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së, policia kufitare kanë njoftuar hetuesit e IPK-së të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Hetuesit kanë kontaktuar me prokurorin kompetent i cili ka urdhëruar konfiskimin e armëve dhe me vendim të tij ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Si pjesë e procedurës administrative ndaj zyrtarit policor është marrë edhe masa e suspendimit nga detyra deri në përfundimin e procedurës hetimore thuhet në njoftim

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës mbeten të përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj të gjithë individëve pavarësisht rolit dhe funksionit që kanë.

Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës vazhdojnë të ndërmarrin aktivitete për fuqizimin e integritetit policor dhe ngritjen e vazhdueshme të nivelit të besueshmërisë që qytetarët e vendit e kanë në policinë, thuhet në njoftimin e policisë

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme