Policia konfirmon se kryetari i FFK-së Ademi u sulmua fizikisht, pësoi lëndime trupore

Prishtinë | 19 Tet 2021 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës ( FFK), Agim Ademi, ka pësuar lëndime trupore pas një sulmi fizik ndaj tij në Parkun e Germisë të martën në mëngjes.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti e konfirmoi lajmin për Gazetën Express.

Policia ka nisur hetim ndaj rastit.

“Rreth orës 11:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në parkun e Gërmisë, ku lëndime trupore ka pësuar një person. Nga ana e policisë është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, ka thënë Ahmeti për Express.

Të ngjashme