Policia e Kosovës ka konfirmuar se personi që ka rënë nga banesa në Lagjen “Dardania” ka vdekur.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti ka thënë se ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se personi ka humbe jetë.
“Policia e Kosovës rreth orës 10:00 është njoftuar se një person ka rënë nga një banës në Lagjen Dardania të Prishtinës, dhe menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes së bashku me ndihme e shpejt ku kanë konstatuar se një mashkull rreth 60 vjeçar ka humbur jetë”, shkruan Arbresh.info.