Policia konfirmon vjedhjen në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka konfirmuar vjedhjen që ka ndodhur në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës. Vjedhja në këtë institucion ka ndodhur në të njëjtën ditë kur është zbuluar skandali i vjedhjes së mbi 2 milionë eurove në Thesarin e shtetit, raporton Ekonomia Online.

“Me datë 22.10.2020. në ora 08:05, ne Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje. Njesitet kompetente policore kane dal ne vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për ekonomia online.

Ai nuk ka dhënë detaje tjera, mirëpo mësohet se në AUV, është grabitur një kasafortë.

Ndërsa që nga AUV nuk janë deklaruar për rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme