Policia konfirmon vrasjen në Vushtrri, viktima është 19-vjeçar

Prishtinë | 23 Mar 2025 | 22:32 | Nga Ekonomia Online

Policia ka konfirmuar vrasjen në Vushtrri, ku ka mbetur i vrarë një 19-vjeçar.

Vrasja ka ndodhur në rrugën ”Galip Badivuku” rreth orës 20:35.

Këtë e ka konfirmuar për EO zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 20:35 policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Galip Badivuku’ në Vushtrri”.

“Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull kosovar rreth 19-vjeçar”, thuhet në konfirmim.

Të ngjashme