Policia konfiskon 50 kilogramë marihuanë, arreston dy persona (Foto)

Prishtinë | 01 Nën 2016 | 15:07 | Nga

Policia e Kosovës, ka konfiskuar 50 kilogramë marihuanë dhe arrestohen dy persona të dyshuar për “blerje, posedim, shitje ose shpërndarje e  paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose  analoge”

Siç thuhet në njoftimin e Policisë, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë dje ka ndërmarrë një operacion kontrolli në fshatin Lluzhan të Podujevës.

“Gjatë kontrollimit të veturave është ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e ngiste personi mashkull K-Shqiptar. Pas kontrollit të veturës janë gjetur tri valixhe dhe dy thasë najloni të zi me 45 paketime të cilat ishin të mbushur me substancë të dyshuar narkotike marihuanë, me sasi rreth 50 kg”.

“Më pas është  arrestuar edhe një shtetas mashkull nga Shqipëria i cili dyshohet se është i përshirë në këtë rast”, njofton Policia.

Sipas Policisë, është konfiskuar substanca e lartëcekur, katër telefona mobilë dhe vetura Audi me targa vendore me të cilën është kryer transporti i mariuhanës.

Personat e arrestuar në këtë rast janë:

B. lindur më                   1975       m/sh/k

C. lindur më                   1967       m/sh/k

Me vendim të prokurorit kompetent të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit pre 48 orëve.

marihuana marihuana1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme