Policia konfiskon 8 kilogramë drogë

Prishtinë | 28 Pri 2017 | 13:18 | Nga

Policia e Kosovës njofton se ka konfiskuar më shumë se 8 kilogramë marihuanë dhe ka arrestuar një të dyshuar.

Sipas Policisë, në orët e mbrëmjes të së enjtes patrullat policore të Stacioneve Policore Klinë dhe Skenderaj në bashkëpunim kanë arritur të ndalojnë një veturë me targa vendore, e drejtuar nga një mashkull. Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur disa paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DhTN) të Pejës dhe Mitrovicës. Është bërë shikimi, fotografimi dhe sekuestrimi i dëshmive në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar.

“Nga matja e substancës së dyshuar narkotike ka rezultuar të jetë me peshë 7 kg e 914g. Lidhur me rastin është informuar Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore Mitrovicë dhe me vendim të lëshuar nga i njëjti, të dyshuarit: R.D. lindur më 1987, m/k/sh, i caktohet masa e ndalimit policor prej 48 orëve”, njofton Policia.

Dëshmitë e sekuestruara janë:

-Një veture Golf IV me targa vendore,
-Substance e dyshuar narkotike me peshë 7 912 gram.
-Një telefon.

Në vazhdimësi të hetimit të rastit, sot më 28:04-2017, Njësiti i DhTN-së Mitrovicë, me urdhëresë nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe në koordinim me prokurorin e rastit është kontrolluar shtëpia dhe lokalet e të dyshuarit R.D, në Mitrovicë, ku është gjetur edhe një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike-marihuanë me peshë prej 404.5 gram.

Sasia e përgjithshme e substancës narkotike të gjetur dhe konfiskuar është: 8 kg e 318,5g.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme