Policia konfiskon dokumente e kompjuterë, përfundon aksioni në Ministrinë e Mjedisit

Prishtinë | 08 Tet 2024 | 14:34 | Nga Diellza Gashi

Policia e Kosovës e ka përfunduar aksionin në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të nisur qysh në orët e hershme të mëngjesit, raporton Ekonomia Online. Zyrtarët Policor kanë konfiskuar shumë dokumente e kompjuterë nga zyrat e Ministrisë.

Rasti dyshohet se ndërlidhet me faljen e borxheve për ambalazhuesit e ujit, përderisa i dyshuar raportohet të jetë ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm Izedin Bytyqi.

Përderisa Prokuroria Speciale e Kosovës për Ekonomia Online ka konfirmuar se gjatë mëngjesit të sotëm në Ministrinë e Mjedisit janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare, shpëlarje parash dhe mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë a detyrimeve financiare.

“Ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të  Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI. Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e  veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpërlarjes së  parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i  pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga  neni 430, paragrafi 2 i KPK-së”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme